The death of children (Albanian)

Vdekja e fëmijëve 

 

Është vdekja e fëmijëve e cila më së shumti ofendon 

natyrën dhe drejtësinë. Nuk ka kuptim të pyesësh pse. 

Çfarë është drejtësia, askush nuk e kupton. 

 

Çfarë mund të korrigjojë dënimi ndonjëherë? 

Nuk ka asnjë pretekst, justifikim apo alibi. 

Është vdekja e fëmijëve më së shumti ofendime. 

 

Kush ofron argumente shtiret 

për të lexuar rreshtat e fatit. Edhe pse ne duhet të betohemi 

se çfarë është drejtësia, askush nuk e kupton 

 

se si thuret fati apo rastësia. Kush mbron 

motivet e tyre me arsye të drejta thotë një gënjeshtër. 

Është vdekja e fëmijëve e cila më së shumti ofendon. 

 

Vdekja nuk mund të meritojë të korrë dividentë të tillë 

nga këta që jetuan ne moskamje, qajnë prindërit. 

Çfarë është drejtësia, askush nuk e kupton. 

 

Sillni atëherë ngushëllim dhe kurajo. Të huaj, miq, 

a nuk jemi të gjithë prindër kur vdesin fëmijët? 

Çfarë është drejtësia, askush nuk e kupton. 

Është vdekja e fëmijëve e cila më së shumti ofendon. 

 

Translated by 

Fahredin Shehu

Featured in
Richard Berengarten’s ‘The Death of Children’
See the collection

Fahredin Shehu 

Fahredin Shehu was born in Rahovec, south-east Kosova, in 1972. (Read more about this translator over at the Appendix)

Close